Pas Sarandës dhe Gjirokastrës, edhe spitali rajonal i Korçës do të ketë së shpejti një godinë tërësisht moderne të maternitetit, duke rritur në këtë mënyrë, cilësinë dhe standardin e shërbimit. 1 miliardë e 360 milionë lekë është fondi i parashikuar për rikonstruksionin e këtij materniteti.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, ishin në spitalin rajonal të Korçës ku u njohën me projektin, punimet për të cilin do të nisin së shpejti.
?Janë 1 miliardë e 360 milionë lekë të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit për fillimin e rikonstruksionit dhe të shtesës për Maternitetin e Korçës. Procedurat e prokurimit kanë filluar. Këshilli Kombëtar i Territorit ja ka deleguar Bashkisë së Korçës procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit, kështu që ne besojmë që brenda muajit prill do të fillojmë punimet, të cilat do të zgjasin rreth 12 deri në 14 muaj?, u shpreh Beqaj.