Basha vijon me gjuhën e ashpër: Ju me shuplakë, ne me grusht - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si sot një jave me pare, demokratet nisen protestën për zgjedhjet e lira e te ndershme, e sot lideri i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur se kjo lëvizje nuk do te ndaloje deri ne fitore. Por ajo qe u vu re ne artikulimin e kryetarit te PD ishte serish gjuha e ashpër.?Provokimet nuk do t?i tolerojmë, faqen tjetër nuk do ta kthejmë. Na godisni me shuplakë, do t?ua kthejmë me grusht! Në këtë shesh, e anembanë Shqipërisë, sa herë goditeni nga padrejtësia, arroganca, antiligjshmëria, korrupsioni, krimi i lidhur, mos u shtrini përtokë, mos ktheni faqen tjetër, bashkohuni dhe goditini me grusht!?, - deklaroi Basha. Por ndryshe nga një dite me pare Basha nuk beri thirrje per sulm ndaj institucioneve dhe u kujdes te theksoje qe protesta do mbetet paqësore. ?Kjo është një ushtri e paqes, është një ushtri e metodave dhe durimit demokratik. Është një ushtri e përballjes dhe vendosmërisë, e qëndresës dhe vendosmërisë ditë për ditë, orë për orë, minutë për minutë, deri në fitoren e kauzës tonë qytetare.? Basha theksoi se deri ne krijimin e qeverise teknike PD nuk do te shkoje ne parlament. ?Ne nuk kthehemi në parlamentin e krimit. Atje ku janë ulur kriminelët e kanë vendin vetëm ata që i sollën aty.? Partia Demokratike gjate kësaj te shtune ka organizuar nje takim per emigracionin e nje takim per problemet e minatorëve dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, u ka premtuar mbështetësve te tij se PD nuk do te beje Pazar mbi interesat e tyre e do te përpiqet qe ne ketë vend te linden je republike e re.

Share This Video


Download

  
Report form