Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke marrë zotimin në foltoren e parlamentit se do të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve një për një, Kryeministri theksoi se kjo arrihet vetëm përmes dialogut. Kush nuk do që studentët të flasin me qeverinë, për Ramën kërkon vetëm ta prishë këtë protestë. I sigurtë se do ta fitojë këtë betejë, Rama u bëri thirrje studentëve se nëse bashkëpunojnë kanë mundësinë e madhe të kurojnë sëmundjen e sistemit universitar.
Qeveria e ka nxjerrë mësimin nga shuplaka që studentët i dhanë me protestën e fundit. Me këtë reflektim, kryeministri Edi Rama në parlament kërkoi sërish dialog me studentët për të ndërhyrë rrënjësisht në sistemin universitar
Edi Rama: Leximi im i protestës së studentëve, shumë shkurt.E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë; E dyta, protesta i dha një grusht opozitës; E treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë.Shoqëria kërkon zgjidhje dhe shoqëria nuk mund ta pranojë që zgjidhja mund të vijë me porosi nga doktoresha e shkencave Monika Kryemadhi, nga profesor Lulzim Mziu, apo nga profesor Qorri.
Zgjidhja vjen me dialog. Opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, sepse kërkon që të nxjerrë gështenjat nga zjarri duke futur studentët në qorrsokak. Qeveria zgjidhjen e ka dhe do ta japë me dialog.
Pse na duhet dialogu?Përshembull, ka një pikë aty që thotë vettingu i titujve. Ne kemi një plan si duhet bërë kjo. Duhet rënë dakord për planin.Një gjë di unë, brenda 6 muajve të ardhshëm, kryetarja e LSI-së do të jetë doktoresha e parë e shkencave që do të heqë bluzën e doktorit e do të mbetet me çizmen e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kjo protestë për Kryeministrin ka dhe anën e errët të saj, atë të pengmarrjes nga opozita e cila nuk do dialog dhe zgjidhje.
Edi Rama: Një opozitë që vrapon për t?u futur mes jelekëve portokalli tek Astiri, se nuk ka kurajën të dalë e t?i thotë popullit që unë jam me studentët, sepse e ha mbrapsht flakërimën, ashtu sikundër askush nuk do ta dëshironte në politikë. E pra, pyetja këtu është, çfarë fshihet pas bllokimit të dialogut?Kjo është e padëgjuar.Çfarë fshihet mbas gjithë asaj propagandë të shfrenuar që investohet nga ndërmarrja e doktoreshës dhe nga SHQUP-i këtu e nga ai profesor Qorri, që thonë në asnjë mënyrë dialog?
Fshihet nga njëra anë, qëllimi që këto mos zgjidhen, që studentët të acarohen në mënyrë sa më artificiale e të futen në qorrsokakun ku i do kjo opozitë që ka qyshkur ka humbur zgjedhjet që premton revolucion, që kërcënon me destabilizim, që kërcënon për kaos, që kërcënon për djegie, kjo opozitë që shpërndante mesazhet që të martën pas pushimeve do iki qeveria, ose do digjet Tirana.
Të njëjtin mesazh e kishte edhe për pedagogët që pengojnë dialogun e studentëve me qeverinë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ne-kuvend-protesta-i-tha-nje-shuplake-qeverise-grusht-opozites