Reagojnë ashpër kritiket e larguar nga Basha, Bregu e Patozi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi, dy prej zërave me te rëndësishëm te Partisë Demokratike dhe kritike me kryetarin Lulzim Basha, kane reaguar ne rrjetet sociale pas vendimit te Bashes për t?i lënë jashtë parlamentit. Bregu e cila hyri ne PD dhe Parlament ne te njëjtin moment me Lulzim Bashen si pjese e komitetit te orientimit te politikave, ka falënderuar te gjithë ata qe kane votuar PD, duke kërkuar ndjese qe nuk beri dot me shume për partine ne keto 4 vite. Ne postimin e saj ne rrjetin social Facebook, Bregu ka komentuar listën e deputeteve si nje liste qe përfshin te gjithë ata qe ishin pro bojkotit te zgjedhjeve."Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thënë, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve. Jashtë grupimit qe s?tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të "Republikës së Re"!!!Por Bregu ka sqaruar se do te mbetet pjese e Partisë Demokratike."Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë! Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe këtë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje. Brenda janë ata që e donin PD jashtë!"Ashtu si Bregu edhe Astrit Patozi 4 vite me pare mbështeti Sokol Olldashin ne garën per kreun e Partisë Demokratike dhe jo pak here ka kritikuar ne forume zgjedhjet politike te Bashes. Per Patozin, çadra ne bulevard u ngrit për t?i shpëtuar lëkuren Bashes."Ju përshëndes me mirënjohje të gjithë juve, që, ashtu si unë, besoni se për të pastruar qytetin, duhet ta nisesh nga oborri i shtëpisë tende. Dhe se nuk mund të ketë as shtet dhe as Shqipëri më të mirë, nëse partitë do të bunkerizohen dhe do të kthehen në kompani biznesesh të pista me një pronar të vetëm. Ne që e mendojmë kështu jemi shumë më tepër se ajo skotë gjobaxhinjsh, që po përpiqen të mbajnë peng vendin për shkak të pengjeve të veta të parrëfyeshme dhe të keqkuptimit që kanë për politiken, shtetin, shoqërinë, por ndoshta edhe për vetë jetën në këtë botë, si vdekatarë që jemi. Unë jam me i motivuar se kurrë të ndjek bindjet e mia dhe vizionin tim për Republikën joimagjinare që meritojmë dhe jam po kaq i sigurt se janë qamet shumë ata që e mendojnë si unë".Sipas Patozit lista e deputeteve është finalizimi i nje procesi degradimi e bjerrje vlerash dhe ëndrrat e rilindjes se Edi Rames janë e njëjta gjë me idenë e republikës se re te Lulzim Bashes."Por edhe pse e njoh mirë këtë ligatinë, dhe pse nuk shpresoj që ky armëpushim të funksionojë gjatë, nuk kam asnjë pendesë që luftova dhe bëra sa munda që të kishte një marrëveshje.Jo thjesht se nuk e pranoj revolucionin si koncept, por edhe se e njoh mirë teknologjinë e shtirjes polit...

Share This Video


Download

  
Report form