Ryshfet 1300 euro, arrestohen dy efektivë të Policisë së Tiranës pas denoncimit në “STOP”

RTV KLAN 2017-06-03

Views 1

Dy punonjës të Policisë së Tiranës u arrestuan mbrëmjen e së martës, pas denoncimit në emisionin incestigativ "Stop" në Televizionin Klan të një rasti korrupsioni.

Ndihmës specialistët në Komisariatin Numër 4 të kryeqytetit, Ramazan Hoxha dhe Gjovalin Mali dyshohen se kanë përfituar rreth 1300 euro duke ndikuar në mbylljen në mënyrë të paligjshme në një konflikt mes dy palëve.

Përmes kamerës së fshehtë, një qytetare tregoi se si specialisti Ramazan Hoxha i ka kërkuar fillimisht 1500 euro për të mbyllur një denoncimin nga dadoja e saj.

Në takimin mes tyre, zyrtari i policisë bie dakord që përveç 1000 eurove, qytetarja të japë edhe 300 euro të tjera.

Një ditë më pas, qytetarja telefonon Hoxhën për t'i dhënë 300 euro, por ai nuk ndohej në komisariat dhe dërgon një inspektor për të marrë paratë.

Edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka falenderuar me një mesazh moderatorin Saimir Kodra, duke e konsideruar denoncimin një ndihmë të për një polici më të pastër dhe pa korrupsion.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form