http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 400 efektivë të Tiranës do të angazhohen për ruajtjen e rendit përgjatë gjithë vitit shkollor i cili sapo nisi.Kreu i sigurisë publike në policinë e Tiranës, Dhimitraq Ziu tha për Vizion Plus se ndryshe nga vitet e tjera këtë herë janë angazhuar të gjitha strukturat, që nga policia rrugore dhe bashkiake e deri te ajo kriminale.Nisur dhe nga ngjarjet e një viti më parë ku problematikë ka qenë futja e drogave edhe në shkollat 9-vjeçare, Ziu tha se këtë vit policia kryesisht reparti Shqiponja do të organizojnë operacione blic kontrollesh.Sipas kreut të rëndit në Policinë e Tiranës është krijuar dhe një databaze të dhënash për personat problematikë dhe ata me precedent penalë, të cilët shpërndajnë droga në afërsi të institucioneve arsimore. Për këtë policia mban kontakte dhe me drejtorët e shkollave, të cilët janë burim kryesor informacioni për rastet problematike apo të dyshuara.