Report TV - Vettingu në polici, 2256 efektivë të Tiranës dorëzojnë formularët, 44 dorëhiqen

Report TV 2018-05-15

Views 0

Një ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e formularëve të Vettingut në Policinë e Shtetit, drejtoritë rajonale kanë bërë bilancin paraprak. 

Nga 2300 punonjës të Policisë së Tiranës, 2256 kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, ndërsa 44 prej tyre kanë dhënë dorëheqje. 

Efektivët e policisë kanë deklaruar në formular të ardhurat vit pas viti dhe çdo pasuri që disponojnë. Vettingu në Policinë e Shtetit, njësoj si ai në drejtësi, shihet si një premisë e cila do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar. 

Kush nuk justifikon pasuritë përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa çështja më pas iu kalon institucioneve ligjzbatuese.

Share This Video


Download

  
Report form