Presidenti i Republikës nderon me dekoratën e lartë ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? pjesëtarët e ?Kompanisë 4000?, në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer dhe të pamohueshëm në përpjekje për rrëzimin e shtetit diktatorial hoxhist në Shqipëri. Këta burra e gra u shpreh Nishani do të zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.
?Ata qenë njerëz që lirinë e kishin vënë mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi jetën dhe familjet e tyre. Ata qenë shqiptarë të mirë e të vërtetë. Ata qenë shqiptarë në mërgim që u stërvitën nga aleatët tanë perëndimorë me synimin e vetëm për të përmbysur një regjim totalitar. Ata qenë Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Hasan Dosti e shumë e shumë të tjerë, të cilët në Historinë e Kombit tonë zënë secili një vend të nderuar?, tha Nishani.