Report TV - Teza dhe fakte/A ishte kurorëzuar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Mbret

Report TV 2016-09-27

Views 11

A ishte kurorëzuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për mbret? Pse disa autorë e cilësojnë princ, e në shumë dokumente merr titullin mbret dhe si ndodhi kurorëzimi mbret nga mbretëresha Elisabetë?

Biografët tanë të epokës së Humanizmit dhe të Rilindjës, Skënderbeun e quajtën, ?Princ të epirotëve? (?Epirotarum Princeps?- Barleci), ?Princ i Epirit? (?Principe di Epyrro?-Frëngu), në kuptimin e ?Princit të arbërve? ose ?Princit të Arbërisë?.
Sipas dokumenteve zyrtare, titullin e një shtetari të Arbërisë (sipas nocioneve të kohës), ia kishte ndarë së pari zyra e Republikës së Raguzës, e cila më 17/V/1447 e quante ?Gjergj Kastrioti Zot i Arbërisë? (?domino Giorgio Castriotis de Albania?). Në vitin pasues, zyra e Republikës së Venedikut (4/X/1448) e kishte njohur edhe de facto për kryetar të princërve arbërorë: ?I madhi Skënderbe...? (?Magnifico Scanderbego ...?).

Share This Video


Download

  
Report form