Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përvjetorin e 25 të krijimit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dorëzuar Shoqatës Patriotike ?Çamëria? dekoratën ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?: ?Në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer e të pamohueshëm dhënë ndaj çështjes çame, si dhe për veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe nxjerrjen më në pah të vlerave kulturore dhe etnografike të kësaj bashkësie të rrallë shqiptare me histori sa të lashtë, aq edhe të lavdishme?.
Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë ishin të pranishëm Nënkryetari i Parlamentit Shpëtim Idrizi, kryetari i Nderit i PDIU-së Tahir Muhedini, kryetari i ?Shoqatës Çamëria? Abaz Hado si dhe anëtarë të bashkësisë çame.
Në përshëndetjen e rastit, Presidenti i Republikës vlerësoi veprimtarinë e Shoqatës me një shtrirje më të madhe në hapësirë dhe në kohë dhe me rrënjë të thella historike dhe atdhetare.
Nishani: Në këto njëqind e katër vjet ekzistencë të Pavarësisë së shtetit shqiptar, bashkësia çame ka pasur një përfaqësim jo vetëm intelektual, por edhe qenësisht kontribuues të çështjes kombëtare, të ruajtjes së gjuhës shqipe, zakoneve, traditave të vyera, kulturës sonë kombëtare identifikuese. Deri në ditët tona, çamët të përhapur në pothuajse të gjitha zonat dhe qytetet e Shqipërisë nga jugu në veri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-nderon-shoqaten-cameria-me-dekoraten-gjergj-kastrioti-skenderbeu/