Banorët e Linzës dhe zonës së Thesarit kanë mundësi që të udhëtojnë drejt qendrës së Tiranës, me anë të linjës së porcelanit. Zgjatimi i kësaj linjë është konsideruar një tjetër premtim i mbajtur nga ana e kryetarit të baskisë, Erjon Veliaj, i cili vlerësoi sërish përmirësimin e shërbimit.
?Është një linjë që vetëm emrin në fakt e ka të Porcelanit, sepse itinerari .është dy herë sa emri i linjës. Pra, itinerari jo vetëm kalon Porcelanin, Kinostudion, shkon deri në Linzë dhe gjithë zonë e Thesarit, zonën e Freskut? Nga sot e përfitojnë të plotë shërbimin, me abone, dhe më vjen mirë sepse mbajtëm fjalën, ashtu siç premtuam, që autobusin do ta çojmë deri në Linzë dhe gjithë zona nga Teleferiku, te Thesari, Fresku shërbehet tani nga kjo linjë?
Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, krahas zgjatimit, në linjën e porcelanit janë shtuar edhe 6 autobusë të rinj. Brenda këtij viti bashkia planifikon edhe futjen e biletës elektronike./ TV KLAN