Zgjatet linja e porcelanit në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë banorët që jetojnë në zonën e Linzës do të mund të lëvizin drejt qendrës vetëm me një linjë urbani. Tashmë linja e porcelanit është zgjatur deri te godina e Thesarit të Shtetit. Për të parë nga afër shërbimin e ofruar, kryetari i bashkisë Erion Veliaj udhëtoi me autobusët e kësaj linje.?Jam shumë i kënaqur me linjën e Porcelanit, është një linjë që vetëm emrin në fakt e ka të Porcelanit, sepse itinerari në fakt është dy herë sa emri i linjës. Pra, itinerari jo vetëm kalon Porcelanin, Kinostudion, shkon deri në Linzë dhe gjithë zonë e Thesarit, zonën e Freskut, ku i shërben një lagje të re që deri dje trajtohej si një lagje e komunës, e Dajtit fshat. Sot në fakt, është një pjesë e qytetit, është urbanizuar jashtë mase, me pallate e banorë të rinj, që deri dje duhej të ndërronin stacionet ose të ecnin në këmbë deri në Kinostudio për të përfituar këtë shërbim. Nga sot e përfitojnë të plotë shërbimin, me abone, dhe më vjen mirë sepse mbajtëm fjalën, ashtu siç premtuam, që autobusin do ta çojmë deri në Linzë dhe gjithë zona nga Teleferiku, te Thesari, Fresku shërbehet tani nga kjo linjë.?Përmirësimi i shërbimit ka ardhur per shkak te rritjes se numrit te autobusëve, çka ka qene nje kërkese e vazhdueshme e qytetareve.?Kjo vjen gjithashtu me një shtim 60% të flotës së mjeteve, mjete të reja me shumë pak kilometra, me autobusë që funksionojnë me kondicionim dhe ngrohje. Më vjen mirë që i jemi përgjigjur kërkesës së qytetarëve brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër për përmirësimet në këtë linjë. Me shtimin e stacioneve, me shtimin e flotës, gjykoj që kemi marrë një vendim të drejtë dhe që po na jep fryte me një numër të konsiderueshëm qytetarësh, që shprehin kënaqësinë me mënyrën se si po performon linja.?Veliaj u ka kërkuar edhe njëherë udhëtareve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë në bashki çdo problem që hasin në çdo linjë urbani.

Share This Video


Download

  
Report form