Protesta, si një “Deja Vu” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkurti i 2017-ës, rikthen majin e vitit 2010. Vetëm se këtë radhe, rolet kane ndryshuar. Ne bulevardin ?Dëshmoret e Kombit?, fiks para kryeministrisë, nuk është Edi Rama qe udhëheq grevën e urisë, por Lulzim Basha qe synon rrëzimin e tij. Zgjedhjet e lira e te ndershme demokratet kane vendosur t?i kërkojnë me te njëjtin skenar qe Rama përdori ne opozite, kundër ish-qeverise Berisha. Gjithçka është njësoj: vendi i protestës, tribuna para selisë se qeverise, çadrat ku ngujohen deputete e militante, shpresa për rrëzimin e ekzekutivit e sigurisht edhe gjuha e ashpër ndaj rivalit politik. Shtate vjet me pare, Rama e mbylli grevën e urisë 20 ditore te socialisteve ne Bulevard, duke fituar nje tryeze negociatash ne Bruksel. Por kutitë nuk u hapen dhe as Berisha u largua. Ndërsa sot, pritet te shihet se çfarë do te fitoje Basha: Ikjen e Rames, qeverinë teknike, te dyja bashke apo asnjërën.

Share This Video


Download

  
Report form