https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Sigurimet, si një kartel" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo që mund të thuhet tashme pa frike është fakti se tregu i sigurimeve funksionon në kushtet e një karteli, ku të gjithë kompanitë në unsison vendosin të njëjtat çmime dhe në të njëjtën kohë. Situata u vërtetua një ditë më parë, kur çmimet e siguracioneve  shkuan në 18 900 lekë në të gjitha kompanitë njëherazi. Ajo që shqetëson Autoritetin e Konkurrencës, nuk është rritja e çmimeve, por fakti që nuk ka një vendimmarrje individuale nga ana e kompanisë. Ky autoritet ka penalizuar të 9 kompanitë për fiksim çmimesh, por barriera e madhe e ekzekutimit të gjobave është drejtësia. Zvarritja e gjyqeve në Gjykata si dhe mosnjohja e çështjeve ekonomike nga ana e shumë gjyqtareve, ka bërë që këto çështje të mbeten të pazbutura. Nga ana tjetër bordi mbikëqyrës i kompanisë shtetërore INSIG pritet të kryeje një mbledhje në të cilin do të rishikoje tarifat aktuale të sigurimit te automjeteve, për të patur një vendimmarrje. Një ditë më parë ky këshill shkarkoi drejtorin e INSIG, pasi sipas tyre kishte miratuar tarifat e reja pa u konsultuar më parë me bordin, ndërkohë që këto tarifa datojnë më herët se vendimmarrja e fundit. Por në historinë e tarifave të INSIG, ka edhe raste kur ato janë ndryshuar dy here brenda të njëjtës dite. Konkretisht në datën 23 janar 2013 çmimi është riparë duke u ulur. Por shkarkimi i kreut të INSIG lidhet më së shumti edhe me shqetësimin e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe i cili kërkoi hetim për këtë çështje.

Share This Video


Download

  
Report form