http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një grup studentësh u rikthyen në protesta këtë të mërkurë. Ata kanë nisur grumbullimin tek Korpusi Universitar dhe protestojnë kundër qeverisë, pasi pretendojnë se premtimet e Paktit për Universitetin nuk janë mbajtur.Sipas tyre, kushtet në konvikte vijojnë të jenë skandaloze, tarifat nuk janë përgjysmyuar dhe studentët vijojnë të mos jenë pjesë e vendimmarrjes në universitete. Ata kërkojnë që mazhoranca të mbajë premtimet dhe kanë paralajmëruar se nuk do t?i ndalojnë protestat derisa diçka e tillë të arrihet.Në dhjetor të vitit të kaluar qindra studentë dolën përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar arsim cilësor dhe plotësimin e kushteve të tyre. Ata refuzuan ftesat e herëpashershme për dialog të ish-ministres Lindita Nikolla dhe kryeministrit Edi Rama, derisa u arrit Pakti për Universitetin.