Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Endira Bushati, anëtare e Kryesisë së PD-së, ka sqaruar për Ora News se pse demokratët nuk kanë specifikuar një orar për mbylljen e protestës që do të mbahet të shtunën.
Bushati tha se kauza kryesore e kësaj proteste janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe vendimi do të merret në shesh bashkë me protestuesit.
Bushati: Është e pamundur të parashikohet vullneti popullor që do jetë në shesh. Ka një orë fillimi që është ora 12, por është e qartë që gjithë ajo turmë njërëzish do mblidhet më përpara dhe nuk dihet kur do mbarojë sepse nuk mund të parashikohet vullneti që do gjendet në shesh.
Zgjedhjet në rrezik
Kryetari Basha ka thënë se do jetë protestë paqësore, do ketë shumë pjesmarrje. Do ketë mesazhe që përfshijnë jo vetëm strukturat e PD por të gjithë njerëzit që duan një ndryshim sot në Shqipëri. Protesta ka një kauzë. Opozita vetëvetiu ka një mision, të udhëheqë të gjithë popullin që nuk bie dakord me mënyrën si është sjellë kjo qeveri gjatë këtyre katër viteve qeverisje. Jemi pak muaj larg zgjedhjeve dhe opozita vë re se zgjedhjet janë në rrezik. Nuk është më shqetësim vetëm i opozitës, por dhe faktorit ndërkombëtar. E ka thënë vetë Ambasadori Lu dhe eksponentë të ndryshëm të Brukselit. Rrezikojmë të mos kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Kjo është kauza.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-zbulon-ne-ora-news-ja-pse-ska-ore-per-mbylljen-e-protestes/