Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 27 janar PD dhe opozita kanë thirrur një protestë. Por çfarë do të ndodhë më pas?! E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, zëdhënësja e PD Ina Zhupa zbuloi disa detaje për ecurinë e aksionit opozitar edhe pas protestës.
Zhupa tha se grupi parlamentar hap pas hapi do të tregojë pozicionimin e saj në komisionet parlamentare dhe në seancën parlamentare.
Zhupa: PD hap pas hapi bën mbledhjet e grupit merr vendimmarrjen për të parë edhe kundërpërgjigjen që vjen nga mazhoranca. Hapi i parë ishte kërkimi i dorëheqjes së Gramoz Ruçit si personi që kreu aktin e puçit kushtetues për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm jashtë rregullave kushtetuese. Ky ishte hapi i parë që ndërmorëm në parlament.
Grupi parlamentar hap pas hapi do të tregojë pozicionimin e PD nëpër komisionet parlamentare, në seancën parlamentare dhe në mocione të ndryshe që do të bëjë brenda parlamentit. Parlamenti është një arenë ku vendoset ligjshmëria e këtij vendi dhe besoj që ne mund ta shfrytëzojmë fare mirë edhe atë arenë për të ngritur problematikat e qytetarëve, për të bërë protestën tonë brenda institucionale . Por kjo nuk na mohon të drejtën për të vazhduar me protestën. Kjo nuk na mohon të drejtën për të vazhduar me forma të tjera të mosbindjes civile, kjo nuk na mohon të drejtën për të vazhduar me informim ndërkombëtarëve në mënyrë të pavarur edhe nga ambasadat. Në një farë mënyre për të krijuar në çdo drejtim atë vrull i cili do të përfshijë Shqipërinë.
Zhupa tha se 27 janari do të jetë fillimi i një momenti historik, që hedh bazat për krijimin e një qeverie antimafia në Shqipëri
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cfare-do-te-beje-opozita-pas-protestes-e-zbulon-zedhenesja-e-pd