Report TV - Basha zbulon mesazhin e protestës së 27 janarit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Në takimin me degën 11 të Laprakës, në Tiranë, Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, tregoi gjendjen e rëndë ekonomike duke iu referuar historisë së dhimbshme publike të një babai, i cili ditën që nuk kishte gjetur punë tek ?Ushtari i Panjohur?, kishte shitur gjak për të blerë bukën e fëmijëve.
?Gjendja e atij kryefamiljari është gjendja e mijëra prindërve shqiptarë, e 290 mijë shqiptarëve. Mjerim absolut. Nuk arrijnë dot të blejnë bukën e gojës për fëmijët e tyre. Po si mund t?i thotë vetes kryeministër, që shikon këtë gjendje dhe e zgjidh qesen, për çfarë? Për 400 milionë lek makina,?- u shpreh Basha.

Basha tha se në këtë situatë mjerimi për 300 mijë familje, qeveria u fal inceneratorëve miliona euro, 5.2 milionë vetëm për fabrikën e plehrave në zonën e Fierit, kundër të cilës po protestojnë banorët.

Share This Video


Download

  
Report form