Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndotja e vazhdueshme e liqenit të Fierzës në Kukës, po dëmton ekosistemin dhe turizmin në qytetin verilindor të vendit. Ekspertët pohojnë se masat e marra ndër vite, kanë qenë të padobishme, ndërsa bëjnë thirrje për ndërhyrje, duke vendosur rrjeta metalike, në grykëderdhjet e në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë.
Mbeturinat pushtojnë sipërfaqen e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet e gjithë siperfaqja është e mbuluar nga mbetje urbane dhe plastike.
Shkak për këtë është bërë rritja e prurjeve në basenin e Drinit. Ekspertët thonë se ndotja e cila është përsëritur vitet e fundit vjen nga Kosova përmes Drinit të Bardhë, por edhe nga fshatrat e Kukësit që kanë tokat apo banesat në anë të përrenjve dhe që më pas derdhen në ujërat e Drinit të Zi.
Megjithë premtimet për zgjidhje të situatës, ajo përsëritet çdo vit duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e liqenit të Fierzës, por edhe turizmin në Verilindje të Shqipërisë.
Sipas ekspertëve zgjidhja përfundimtare do të ishte ndertimi i 2 digave te perbera nga rrjeta metalike ne menyre qe te ndalohen mbetjet që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ndotet-serish-liqeni-i-fierzes-ekspertet-te-vendosen-rrjeta-metalike/