RTV Ora – Liqeni i Fierzës po shkon drejt “Pikës së Vdekjes”, vendi në situatë kritike për energjinë

Ora News Lajme 2019-04-18

Views 7

#rtvora
Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumejve po e çojnë drejt tharjes basenin më të madh ujëmbledhës!

Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 170 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkrirja e reshjeve të dëborës nuk pati efektet e pritshme.

Niveli i ujit bie çdo ditë drejt 255 metra, thënë ndryshe rreth 40 metra ujë më pak se kuota maksimale ku liqeni ishte në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Në kuotën 240 metra puna në hidrocentral ndalet.

Ministria e Energjetikës drejtuar nga Belinda Balluku e ka vendosur standard tashmë mungesën e transparencës.

Si për çdo nismë tjetër as për situatën energjetike nuk ka tregues.

Por të dhënat e INSTAT për dymujorin e parë të vitit 2019 treguan një rënie me 5.1 % të eksportit të energjisë elektrike, që për vite me radhë ka qenë treguesi kryesor në rritjen ekonomike.

OSHEE po blen energji për të furnizuar konsumatorët, në një kohë kur ndryshimet klimatike po bëhen gjithëmonë e më të theksuara, kjo pamje mund të kthehet në e zakonshme. Vetëm në janar u shpenzuan 30 milionë euro për të përballuar konsumin.

Në një situatë të tillë shpëtimi mund të vinte nga hidrocentralet e vogla, por ministrja Belinda Balluku vendosi t?i pezullojë. Vitin e shkuar ishte pikërisht eksporti i energjisë elektrike që ndikoi në rritjen mbi 4 për qind të ekonomisë së vendit, por duket se nga janari pikërisht ky sektor do të jetë vendimtar në nivelin e borxhit të Shqipërisë.

(Foto ilustruese)
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-blen-energji-balluku-mban-hec-et-te-bllokuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form