Report TV - S'pagoi taksat 4 vite, Shkëlzeni rrezikon të procedohet penalisht

Report TV 2017-06-03

Views 0

Shkëlzen Berisha nuk ka paguar taksat nga viti 2007 deri në vitin 2011 për cilat rrezikon të procedohet penalisht.

Të dhënat konfirmohen nga burime të Shqiptarja.com pranë komisionit hetimor për CEZ, të cilët thanë se në deklaratën Tatimore, djali i ish-kryeministrit nuk ka paguar asnjë detyrim për pasurinë e tij.

Komisioni hetimor për CEZ po vlerëson dokumente shtesë dhe pritet që të kallëzojë penalisht Shkëlzen Berishën për evazion fiskal.

Shkëlzen Berisha ka deklaruar se të ardhurat i ka siguruar nga aktiviteti në fushën e ndërmjetësimit.

Share This Video


Download

  
Report form