Report TV - Mosbindja civile, Basha: Refuzoni taksat, Rama s’mund të arrestojë të gjithë popullin

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë thirrje sërish sot për mosbindje civile. Gjatë një dalje për mediat nga selia blu, kreu demokrat kërkoi nga qytetarët të mos paguajnë taksat e rritura, ndërsa i apeloi edhe Ramës lirimin e 23 protestuesve të arrestuar për dhunën në ?Rrugën e Kombit?.

?Mosbindje qytetare do të thotë refuzim i padrejtësisë, refuzim i grabitjes. Këto taksa nuk shkojnë për qytetarët, por për Edi Ramën dhe bandën në pushtet. Mos paguani taksat, nuk ka çfarë iu bën, nuk iu arreston dot, nuk arreston dot të gjithë popullin.

Opozita do të jetë tërësisht në krahun e tyre, në krahun e qytetarëve kuksiane, të atyre 23 të arrestuarve që duhet të lirohen menjëherë. Tërhiq policinë nga Kukësi, liro të arrestuarit, arresto Saimir Tahirin, Balilin, Habilajt, mos u merr me njerëzit e thjeshtë. Mosbindja civile është rruga që opozita i tregon popullit dhe me të cilin do të udhëheqë popullin?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS