Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që po zhvillohet në bulevardin''Dëshmorët e Kombit''.
Kryebashkiaku ju ka bërë thirrje protestuesve me shpresën që do të ketë bashkëpunim mes tyre, që protesta e tyre të zhvendoset tek lulishtja e Piramidës, ose në një hapsirë tjetër, me qëllim që të mos bllokohet trafiku.
?Jam shpresëplotë që ndoshta do kemi një mirëkuptim edhe nga bllokuesit e Bulevardit që çadra ose të zhvendoset te lulishtja e Piramidës, ose në një hapësirë tjetër, ku të mos bllokohet lëvizja e autobusëve. Kështu, mijëra qytetarë që sot nuk arritën në punë në orar, të mos kthehet në një problem kronik gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, megjithatë nëse mund të gjejmë një bashkëpunim që kjo të mos bllokojë jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës, që duan të jetojnë me punë, të ndjekin shkollën dhe që duan të vazhdojnë jetën normalisht, besoj se do të arrijmë një konsensus?, theksoi Veliaj.