Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar pas lajmit se Presidenti i vendit, Bujar Nishani do të shkojë pranë kodrave të liqenit arftificial, vizitë në të cilën ai do të japë mbështetjen e tij për qytetarët të cilët po protestojnë kundër tij.
Teksa ka folur në prezantimin e planit për sheshin ?Skëndërbej? me banorët e Njësisë 10, Veliaj ka thënë se Presidenti me këtë lëvizje po bëhet qesharak, duke i shërbyer partisë së tij, por i ka bërë edhe një pyetje, se përse ai nuk jep vilën e tij për argëtimin e fëmijëve të kryeqytetit.
?Presidenti ka vendosur ta bëjë institucionin qesharak, do i bashkohet Strazimit me patllake në brez që të protestojë. Do hyjë në historinë botërore si presidenti që do prishë lodrat e fëmijëve. Do bëhesh qesharak, në momentin që je zgjedhur je për të bashkuar kombin, jo ta përçash. Presidenti është i vetmi me vilë brenda në territorin e parkut të liqenit. Presidenti po e mbyll karrierën me turp. Mirë do ishte që Nishani të protestonte duke i dhënë vilën e tij fëmijëve për një kopsht ose çerdhe. Ta lirojë hapësirën e parkut për fëmijët. Sot po bëhesh mitingash i rëndomtë i partisë tënde? ka thënë Veliaj.