Bashkia e Tiranës ka zgjedhur ?Ditën e Verës?, për të vendosur në kryeqytet bustin e papa Françeskut. Vendimi për vendosjen e bustit, u mor 4 ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Busti i Atit të Shenjtë është vendosur pranë Piramidës.
Papa Françesku ishte Papa i dytë që vizitoi Shqipërinë në 21 shator të vitit 2014, pas atij të Papa Gjon Pali II, në fillim të viteve ?90.
Gjatë vizitës së tij, Ati i Shenjtë përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe tolerance për shqiptarët. Kjo vizitë u vlerësua dhe si një mbështetje për shoqërinë shqiptare në rrugën drejt Evropës.