Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak ka nisur me tensione. Shkak për këtë është bërë çadra e vendosur përpara kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e PD.
Sipas përfaqësuesve të PD, deklaratat e Veliajt për zhvendosjen e çadrës tek Piramida është një provokim dhe për këtë arsye ata kanë vendosur bojkotimin mbledhjen e sotme.
Ndërkohë Fabian Topollaj i ka hedhur në tavolinën e kreut të Bashkisë një sërë dokumentesh.