Report TV - Përplasja te KZAZ në Kamëz, momenti kur polici bashkiak humb ndjenjat

Report TV 2019-06-21

Views 0

Një efektiv i Policisë Bashkiake të Kamzës ka humbur ndjenjat pas përplasjeve të ndodhura në KZAZ numër 27 që ndodhet në shkollën "Ibrahim Rugova". Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike, punonjës në bashki, kanë mësyrë brenda portës kryesore të shkollës ku ka nisur një përplasje mes forcave të rendit dhe të bashkisë. Në këto kushte për të shmangur përshkallëzimin e situatës në dhunë dhe për të mos lejuar futjen në ambientet e brendshme të KZAZ në klasat e shkollës, policia është detyruar të hedhë gaz lotsjellës. Ndërsa efektivët e rendit janë pajisur me maska anti-gaz, policët bashkiakë ishin të papërgatitur. Një prej tyre ka përfunduar në spital pasi humbi ndjenjat pas hedhjes së gazit lotsjellës. Në ndihmë i erdhën qytetarët të cilët e transportuan me makinë private për në spital.

Share This Video


Download

  
Report form