Tahiri: Kemi punuar me përkushtim dhe sot jemi me rezultate në kohë rekord

RTV KLAN 2017-06-02

Views 2

Pas finalizimit të operacionit që çoi në kapjen e 4 autorëve dhe shpalljen në kërkim dy të tjerëve, për dy grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë përshëndetur Policinë e Shtetit për punën e bërë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako

U arrit të finalizohej me sukses një operacion i vështirë, ku u vunë para përgjegjësisë autorët e grabitjeve falë impenjimit të të gjitha strukturave. Falënderoj të gjithë strukturat që ndihmuan në zbardhjen e grabitjeve.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Unë besoj kjo është një ditë si gjithë tjerat për Policinë e Shtetit, ku për fat të keq, përtej sulmeve, baltës, llumit që është hedhur ndaj policisë, kemi arritur gjithmonë t?i tregojmë qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbimin e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend shumë më të drejtë dhe shumë më të sigurt.

Ndaj unë dua të falënderoj të gjithë efektivët, oficerët e policisë që punuan në mënyrë të palodhur këto ditë dhe zbardhën një seri ngjarjesh në kohë rekord.

Ju pata thënë, bëni durim, sa herë pyesnit. Kështu që kisha të drejtë kur e justifikoja edhe padurimin tuaj, ashtu siç dua të falënderoj të gjithë qytetarët për besimin që kanë investuar te Policia e Shtetit. Të falënderoj pa dyshim edhe të gjitha ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë. Kjo është ekzaktësisht policia që duam. Dhe kjo është pa asnjë dyshim, energjia e domosdoshme për Shqipërinë që duam.

Dua edhe njëherë ta shfrytëzoj këtë rast për t?i bërë thirrje atyre që gjejnë çdo moment për të sulmuar Policinë e Shtetit, t?i them edhe njëherë që Policia e Shtetit është në krye të detyrës. Nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën. Policia e Shtetit bën maksimumin për t?i shërbyer qytetarëve, për të fituar besimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ata që janë sot kundër policisë, janë ajo pakicë e vogël që janë edhe kundër vettingut, dhe kundër atyre që duan drejtësi në këtë vend. Janë shumë pak për të na bërë rrugën e vështirë, ashtu siç janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve shqiptarë të Policia e Shtetit.

Ju faleminderit edhe ju sepse na keni dhënë mundësinë që të komunikojmë me publikun shumë më intensivisht se zakonisht, pavarësisht momenteve me tension mes nesh. Është gjithë sesi një marrëdhënie e shkëlqyer mes nesh që tregon se si të gjithë bashkë jemi në të njëjtën anë, te fronti i të mirës, te atyre që e duan Shqipërinë më të mirë, policinë më të mirë dhe sot besoj se më justifikoni t?ju them ??Bravo çuna?.

Pyetje: A do ketë një shpërblim të vogël për grupin policisë që arriti të zbardhë këtë ngjarje?

Ministri Tahiri: Unë nuk para premtoi kur nuk e mbaj, por besoj që po.

Pyetje: Zoti Tahiri, zyrtarët e policisë thanë që është zbardhur i gjithë mekanizmi se si funksiononte ky grup. Ku kanë shkuar lekët e grabitjes së parë? Do ketë publiku një lajm të mirë edhe për grabitjen në Rinas, për të cilën është shpallur në kërkim një i dyshuar?

Ministri Tahiri: E rëndësish...

Share This Video


Download

  
Report form