Wake Up/ Edita Tahiri flet për përzgjedhjen ndër 1000 gratë që kanë punuar për paqen

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Edita Tahiri, politikane dhe diplomate me një karrierë të gjatë, ka folur sot në "Wake Up" për arritjen e saj më të fundit, pasi është renditur në listën e 1000 grave që kanë punuar për paqen. Ajo është vlerësuar nga Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes (WWPN), duke u prezantuar në ballinë përkrah ish-presidentes së Liberisë dhe fitueses së çmimit Nobel. "Ka një angazhim më të madh për të njohur rolin dhe vlerat e grave për paqen dhe për të ndalur luftërat. Ajo që më gëzoi po ashtu është edhe prezantimi në ballinë sepse është një vlerësim edhe për Kosovën"-u shpreh Edita Tahiri. Për të qenë pjesë e kësaj liste ka shumë kritere që ndikojnë dhe sipas Editës, formimi akademik dhe rezultatet praktike janë më kryesoret. Ndër të tjera ajo tregoi se edhe pse në fillimet e saj në politikë ka qenë e vetme, asnjëherë nuk e ka ndjerë diskriminimin sepse qëllimi ka qenë i përbashkët për të luftuar okupatorin serb. Fakti që i kanë besuar edhe pozicionin e Ministres së Jashtme e tregon më së miri këtë gjë. "Unë edhe në kohën e luftës i kam mobilizuar gratë. Ardhja ime në politikë ka qenë përmes një proteste ku u bashkuam mbi 5000 gra. Gratë kanë dhënë një kontribut historik për Kosovën"-u shpreh Edita. Aktualisht ajo është edhe kryetare e Lobit Rajonal të Evropës Juglindore që punon për paqe dhe për barazi gjinore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS