Ora News – KLD nis hetim për 5 gjyqtarë, dhanë pafajësi për “Hakmarrjen për drejtësi”

Ora News Lajme 2017-06-02

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KLD nis hetim për 5 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë që shpallën pafajësi për anëtarët e të ashtuquajturës ?Hakmarrje për drejtësi?
Procesi gjyqësor ndaj 11 anëtarëve të saj, të akuzuar për rreth 17 akuza penale zgjati rreth 20 vjet dhe u mbyll me vendim pafajësie.
Vetë Presidenti i Republikës, njëherazi Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi fillimin e hetimeve dhe inspektorati i KLD-së filloi hetimin për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.?
Pese gjyqtarët që do jenë në hetim nga KLD janë
-Alaudin Malaj,
-Artur Kalaja,
-Stavri Kallço,
-Sotiraq Lubonja
-Etleva Temo,
?Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale? thuhet në njoftimin e KLD-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kld-nis-hetim-per-5-gjyqtaret-dhane-pafajesi-per-hakmarrjen-per-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form