KLD hetim gjyqtarëve të “Hakmarrjes për drejtësi”

RTV KLAN 2017-06-02

Views 12

Me kërkesë të Presidentit të Republikës, njëherazi Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i KLD-së filloi hetimin për të verifikuar dyshimet e ngritura në media dhe në opinionin publik pas shpalljes të pafajshëmm të bandës së quajtur ?Hakmarrja për drejtësi? nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.

Kjo gjykatë dha vendim pafajësie për 11 të akuzuarit me rreth 17 akuza penale pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur rreth 20 vjet. KLD thotë se ka vend që Inspektorati i saj të verifikojë veprimtarinë e gjyqtarëve Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo nëse kanë kryer akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale.

?Gjyqtarët do të hetohen nëse haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes; apo në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor?.

Për shkak të hetimit do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, do të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit. ?Hakmarrja për Drejtesi? është akuzuar për vrasje, akte terroriste, grabitje me armë të bankave e bizneseve si dhe për pengmarrje./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form