Grabitja në Kashar, “arrest me burg” për punonjësit e kompanisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse pretenduan pafajësinë, 6 punonjësit e policisë private të cilët kishin marrë për sipër transportimin e rreth 3.2 milion eurove në Aeroportin e Rinasit, do të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë, arrest me burg. Kjo ishte kërkesa e Prokurorisë, ndaj efektivëve të cilët akuzohen për ?shpërdorim detyre?. Vetë të akuzuarit nuk i pranuan akuzat, duke thënë se e vërteta do të dalë shumë shpejt. ata lanë të kuptohej se te tjerë persona jane përfshire në ngjarjen e rende te 9 shkurtit. I pari që doli para trupit gjykues ishte drejtuesi teknik i kompanisë ?Jaguar Security? Fatmir Gapi, teksa vendimi për burg, u dha edhe per Gentjan Dedjan, Endri Dacin, Përparim Logun, Xhemil Metajn dhe Dashamir Ballen. Policët e arrestuar, sipas Prokurorisë janë përgjegjës për fikjen e kamerave dhe të GPS-it. Ata deklaruan para Gjykatës se kamerat brenda në automjet nuk punonin, por këtë fakt nuk e kishin bërë problem në momentin e transportit të vlerave monetare. Për këtë arsye, akuza dyshon se nga radhët e te ndaluarve mund të ketë edhe bashkëpunëtor me grabitësit. Për ngjarjen e Rinasit reagoi edhe ministri i brendshëm, i cili paralajmëroi se në të ardhmen transferta te tilla monetare do te bëhen me automjete të policisë.

Share This Video


Download

  
Report form