Report TV - Reforma në Drejtësi, Prokuroria e Tiranës krijon 7 njësi hetimore

Report TV 2017-04-25

Views 0

Prokuroria e Tiranës nis zbatimin e reformës në drejtësi duke krijuar shtatë seksionet hetimore të ndara sipas veprave penale ndërsa javën e ardhshme në këtë institucion do të nis dhe shorti elektronik për ndarjen e dosjeve tek prokurorët tek kjo njësi.

ReportTv ka siguruar një kopje të urdhrit të drejtuesit të këtij institucioni ku seksionet e reja janë të ndara në këtë formë.

Narkotikët dhe trafiqet do të drejtohen nga Arben Nela, Krimi ekonomiko financiar në drejtimin e Mariola Mërtirit, Seksioni kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga Deniona Kodra.

Krimet kundër jetës dhe aktet terroriste nga Erion Pano, veprat penale kundër pronës nga Dritan Rreshka, Hysni Mulaj do të drejtojë seksionin e krimeve të kryera nga të miturit, dhe Gjergji Tako seksionin e vendimeve penale dhe marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.

Këto njësi kanë nisur funksionim nga kjo e hënë ndërsa pas këtij urdhri mësohet se njësit ekzistuese deri më tani të njohura si task forcë janë shkrirë.

Një tjetër strukturë e krijuar rishtazi me zbatimin e reformës në këtë institucion është dhe zyra e marrëdhënieve me media.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS