Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë në Danimarkë, kryetari i parlamentit Ilir Meta ka theksuar se prioritet kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.
Meta është takuar me kryetaren e parlamentit Pia Kjersgaard me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-danimarke-reforma-ne-drejtesi-krijon-klime-te-favorshme-te-biznesit/