Hapja e dosjes së Musine Kokalarit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo ishte e para shqiptare që shkroi. ?Nuk jam Komuniste dhe ky nuk mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por unë në burg nuk duhet të jem?. Megjithatë Musine Kokalari kaloi 20 vite në burg dhe 22 të tjera në internim, një jetë e tërë plot sakrifica që përfundojnë me një vdekje të tmerrshme, lidhur duart me zinxhirë. Musineja e lindur në Turqi, e shkolluar në Itali, ishte e para që shkruante si ishte të jetoje si muslimane në Shqipëri, si jokomuniste, si artiste e lirë. Musine Kokalari ishte e para që themeloi një parti politike dhe e para që do të shënojë një raport të ri me historinë. Kështu, theksoi edhe kreu i qeverisë Rama në 100-vjetorin e saj. E përtej dosjes së parë, Musineja e lirë do të nderohet edhe në shtëpinë e saj në Gjirokastër, një shtëpi që u la në harresë për shumë vite e që dy vjet më parë u dogj. kjo ndërtesë është gati për tu restauruar.Në 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, historianë, njerëz të letrave por edhe politikanë janë bërë bashkë për të kujtuar rrugëtimin e saj të vështirë. Konferenca shkencore për të njohur më shumë kontributin e saj në letërsi, në historinë e shtypit dhe përpjekjet për të hequr zinxhirët që mbante në duar edhe kur luftonte me sëmundjen do të vijojë për gjatë ditës në bibliotekën kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form