http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas akuzave te ambasadorit Donald Lu se drejtësia dështoi ne arrestimin e Klement Balilit, ministria e drejtuar nga Ylli Manjani, ka publikuar të gjithë kronologjinë e veprimeve për dosjen e të kërkuarit për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Lista nis në datën 11 maj, kur Gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi dërgimin e letër-porosisë autoriteteve greke. 6 ditë më pas, në datën 17, Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës njoftoi Ministrinë e Drejtësisë dhe vuri në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme ?Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina?, të Klemend Balilit. Me marrjen e kërkesës nga Interpoli, në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë i përcolli Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e ardhur nga Interpol Tirana, për të vepruar lidhur me marrëdhëniet juridiksionale me autoritete greke. Sipas Manjanit, e njëjta letërporosi e ardhur nga Krimet e Rënda i është ridërguar Greqisë në datën 25 maj. Për këtë, ministria sqaron se nga data 25 maj e deri më datën 14 nëntor 2016, nuk ka asnjë letërkëmbim tjetër mbi këtë çështje. Më 14 nëntor, Krimet e Rënda kanë dërguar kopjen e materialit në total 10 fashikuj me 1700 faqe në gjuhën greke, për t?u përkthyer në gjuhën shqipe. Menjëherë, Ministria e Drejtësisë shpërndau materialin për përkthim fillimisht në 10 përkthyes të gjuhës greke, por për shkak të urgjencës, për përkthimin u angazhuan 15 përkthyes.Materiali i përkthyer, me shkresën e Ministrisë së Drejtësisë ju dërgua Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke vënë në dijeni dhe Prokurorinë e Përgjithshme në datën 6 dhjetor.