Report TV - Basha:Me 18 shkurt nisin protestat do të shtrihen në gjithë Shqipërinë

Report TV 2017-04-01

Views 0

Pas takimit me të rinjtë e Partisë Demokratike të degës 2 në Tiranë kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se me 18 shkurt fillon lëvizja mbarë popullore që do të çlirojë vendin nga kasta e korruptuar dhe do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

?Me 18 shkurt nuk ka rrugë tjetër veçse të tregojmë se jemi gati të largojmë këtë kastë të korruptuar. Me 18 shkurt nis një proces i pakthyeshëm, një lëvizje mbarë popullorë për t?i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme dhe një qeveri qytetare?, është shprehur Basha.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se kjo protestë do të nisë në Tiranë por më pas do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë si një përgjigje ndaj kastës së lodhur në pushtet.

?Duan ta vjedhin, ta gjobisin ta dënojnë, të tallin dhe të nëpërkëmbin Shqipërinë. Kasta e lodhur në pushtet do ta marrë përgjigje nga qytetarët me 18 shkurt në Tiranë duke u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Gënjeshtrat për të justifikuar mosmbajtjen e premtimeve si beson njeri më. Rama ka larguar mijëra shqiptarë drejt emigracionit?, tha Basha në fjalën e tij para mediave.

Share This Video


Download

  
Report form