Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria u paralizua për disa orë pasi protestat që përfshinë vendin nga jugu në veri kulmuan me bllokim të rrugëve kombëtare dhe djegien e gomave në qendër të Shkodrës.
Protestat të koordinuara në orar, ishin organizuar nga fermerë, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë.
Në Durrës e Elbasan u bllokuan akset nacionale drejt Tiranës, ndërsa paralelisht edhe akset Vlorë-Levan e Korcë-Pogradec.
Me pankarta në duar e me jelëkë portokalli e të vërdhë, ata thanë se Arsyet e protestës ishin kryesisht ekonomike, por kërkesa plotësisht politike: Ajo e largimit të Edi Ramës si kryeministër, të cilin e bëjnë përgjegjës për çmimin e lartë të naftës, energjisë dhe taksat
Për të njejtat çështje, banorët e kurbinit bllokuan edhe rrugën e Kombit.
Çmimi i karburantëve dhe mungesa e tregut për prodhimet bujqësore ishin arsyet pse fermerët e Korcës zbritën në protestë dhe bllokuan aksin kombëtar me Pogradecin.
Ndërsa mungesa e dëmshpërblimit ishte arsyeja kryesore e protestuesve në Fier, disa nga të cilët u zotuan se do ti bashkohen tubimeve në Tiranë në përkrahje të studentëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jeleket-e-verdhe-zbarkojne-ne-shqiperi-thirret-proteste-cmimin-e-naftes