VLORË-Si pasojë e motit të keq në Vlorë janë pezulluar udhëtimet e trageteve të linjës Vlorë-Brindisi.
Si pasojë e dallgëve që arrijnë në një lartësi deri në 7 ballë në det të hapur kanë pezulluar lundrimin edhe anijet e peshkimit.
Pritet që tragetet të ankorohen në orët e mbasdites pasi të ketë një rënie të dallgëve.