Moti i keq me reshje shiu dhe erëra ka shkaktuar probleme në të gjithë bregdetin e jugut. Në portin e Durrësit dhe të Vlorës janë pezulluar të gjitha lundrimet pasi forca e dallgëzimit në det të hapur ka shkuar deri në 7 ballë. E njëjta situatë paraqitet dhe në Sarandë, ku është bllokuar lëvizja e mjeteve lundruese në det.