Reshjet e shumta kanë paralizuar një pjesë të mirë të veriut dhe të qendrës se Italisë. Ndërsa dëbora ka bllokuar zonat më veriore, si Cortina ku janë mbyllur edhe shkollat, shiu ka krijuar probleme të mëdha kryesisht në Romë dhe në zonën e Toscanës, ku po pritet më ankth se mos lumi Arno del nga shtrati.