Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e shiut të rëna paraditen e sotme kanë sjellë probleme në Vlorë dhe në Sarandë.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike.
Era është e fortë ndërsa dallgët në det shkojnë deri në 8 ballë. Ndërsa raportohet se kushtet mund të përmirësohen vetëm pas orës 22:00 të natës.
Edhe në Sarandë era e fortë ka sjellë vështirësi në lundrim, por nga Kapiteneria e Portit nuk raportohet për pezullim të lundrimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/moti-i-keq-ne-vlore-e-sarande-pezullohet-lundrimi-i-tragetit-ne-brindisi