http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk janë vetëm zonat urbane në të cilat janë fokusuar investimet e bashkisë Tiranë. Edhe fshatrat që i janë bashkuar, me ndarjen e re territoriale, po marrin vëmendjen e këtij institucioni. Në fshatin Bastar i Mesëm, 22 km larg qendrës së Tiranës, ka nisur ndërtimi i një ure, e cila do t?iu shërbejë banorëve të kësaj zone, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt tregjeve të Tiranës. Kreu i bashkisë tha se këto investime po vijnë falë edhe një menaxhimi më të mirë të financave të institucionit që ai drejton. Ura e fshatit Bastar i Mesëm ndodhet brenda territorit administrativ të Bashkisë së Tiranës, në Njësinë Administrative Zall Bastar. Ajo do të ketë kapacitet mbajtës 30 ton dhe do të jetë e pajisur edhe me sinjalistikë.