http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo më kallashnikovë sovjetikë. Forcat speciale të ushtrisë shqiptare kanë në përdorim armatimin më modern, sipas standardeve të NATO-s. Në 6 vjetorin e anëtarësimit me të drejtat të plota të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, në bazën e trupave komando në Zall?herr, u zhvillua një ceremoni, gjatë të cilës u demonstruan taktikat e ndërhyrjes ushtarake nga toka dhe ajri. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama theksoi rëndësinë e të qenurit pjesë e Alaeancës më të madhe ushtarake. Ushtria shqiptare është e përgatitur për t?i bërë ballë çdo kërcënimi. Ambasadori amerikan Donald Lu, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në vijën e parë të luftës për liri, në zonat më të nxehta të globit. Për ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ushtria shqiptare po i afrohet gjithnjë e më shumë standardeve të kërkuara nga NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, 6 vite më parë, është vlerësuar si garanci për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.