Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Publicisti Besnik Mustafaj thotë se Dritëro Agolli do të mbahet mend për dy arsye kryesore. Në një lidhje telefonike për Ora News, pasi shkrimtari ndërroi jetë, Mustafaj tha se ai është pa dyshim shkrimtari që ka përjetësuar emrin e tij.
Mustafaj: Dritëro Agolli do të mbetet aq sa do të ketë shqiptarë. Për këtë jam i bindur. Erdhi si një lajm i zi si mund të vinte ndryshe. Unë besoj se shkrimtari Agolli do të mbahet mend për dy aspekte të rëndësishme. E para, vepra e tij. Ai është një poet i madh, romancier i madh. Deri më tani është pranuar se është poet e madh.
Ende proza e tij nuk është vlerësuar si duhet. Është i vetmi shkrimtar shqiptar që ka krijuar një lloj mitologjie, plaku Mere, Zylo. Vetëm shkrimtar të mëdhenj si Servantes, apo Hasheku kanë hyrë në mitologjinë popullore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mustafaj-dritero-agolli-do-te-mbahet-mend-per-dy-aspekte-te-rendesishme/