Shkrimtari Dritëro Agolli në 85-vjetorin e lindjes së tij do të na surprizojë me botimin e një libri të ri me poezi. ?Prit edhe pak? titullohet libri, kopjen e parë të së cilit autori e ka marrë në dorë nga e bija Elona Agolli.
Ajo rrëfen se për botimin e këtij libri, shpesh u është dashur të përdorin edhe një lupë për të zbuluar shkronjat e zverdhura nga koha. Vajza e Dritëro Agollit, rrëfen lumturinë dhe gëzimin e papërshkruar të Dritëro Agollit për daljen në dritë të librit të tij të ri, kur ajo i dorëzoi kopjen parë.
Ndërsa libri ?Prit edhe pak? pritet të hidhet në treg në ditën e lindjes së shkrimtarit, më 13 tetor, Elona ka postuar në statusin e saj në facebook disa çaste emocionuese, kur Agolli merr librin në dorë.