Festime të veçanta do të ketë sot më 13 tetor, në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
Ndërsa kremtimet për ditëlindjen e tij kanë nisur që nga dita e hënë me një ekspozitë të fotografive të veçanta të jetës së tij, dorëshkrimeve dhe veprave në Bibliotekën Kombëtare, sot në ditën e lindjes do të ketë aktivitete deri më mbrëmje.
Aktivitetet nisin në orën 11.00 të paradites me një Konferencë Jubilare me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku do të flasin për veprën e tij akademikë nga Shqipëria dhe Kosova.