Ora News - Festë surprizë në 80 vjetorin e lindjes së Gëzim Krujës

Ora News Lajme 2019-12-15

Views 1

#rtvora #oranews
Një festë surprizë në 80 vjetorin e lindjes. Ishte kjo dhurata që ju rezervua mjeshtrit të madh të humorit Gëzim Kruja.

Familja dhe miqtë me të cilët ndau shume vite në skenë, në dhjetëra role e bashkëpunime menduan t?ia bëjnë më të veçantë këtë ditë, aktorit që për vite me radhë i bëri shqiptarët të qeshin, edhe në ditë të vështira.

Gëzim Kruja që në këto ditë ka patur probleme me zërin, zgjedh falënderimin t?ia bëjë përmes këtyre vargjeve të gjithë bashkëpunëtorëve të 60 vite karriere.

?Faleminderit miqve aktorë që kam luajtur 60 vjet në skenë. Ju uroj 80 vjetorin tim, u bëfshim 100 vjeç. Këtë urim e keni nga Gëzim Kruja?, janë këto vargje që Gëzim Kruja ja dedikon të gjithëve që ju bashkuan këtij urimi për ditën e lindjes.

Ndërsa përkrah tij mjeshtri Zef Deda për të kapërcyer momentet delikate, nuk kursen as humorin, duke marrë rolin e Gëzim Krujës në përgjigjet për median.

Zef Deda: ?Më kanë përcaktuar mua të përgjigjem. Faleminderit, i uroj mirëseardhjen të gjithëve dhe paçim faqen e bardhë. Faleminderit shumë.?

I lindur në vitin 1939 në qytetin e Shkodrës, karrierën humoristike Gëzim Kruja do ta niste që në moshën 13 vjeçare.

Në vitin 2004, Gëzim Kruja do të nderohej me titullin ?Krenaria e Qytetit? Shkodër, ndërsa sot mban edhe titullin ?Mjeshtër i Madh?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/feste-surprize-ne-80-vjetorin-e-lindjes-se-gezim-krujes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form