Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përkujtohet shkrimtari i madh, Dritëro Agolli. Në një aktivitet të zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar, shkrimtarë, artistë dhe miq të Agollit ndanë kutjtime nga jeta e tij. Shkrimtari i madh i letrave shqipe u nda nga jeta ne 3 shkurt të vitit të kaluar.
Një vit pas ndarjes nga jeta, shkrimtari i madh dhe poeti i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, është përkujtuar nga miq dhe të afërm të tij.
Të mbledhur në Muzeun Historik Kombëtar miq, shkrimtarë dhe artistë kanë zgjedhur ta kujtojnë atë duke u bërë bashkë e duke ndarë kujtimet, ku nuk munguan dhe recitime nga poezitë e tij.
Edhe e bija Elona ka zgjedhur të rrëfejë disa momente nga jeta e tij.
" Im atë e donte shumë jetën, gëzimin dhe shoqërinë. I pëlqente të kuvendonte, të këndonte, i pëlqente të ishte edhe si Shahin Matraku, kaçaku me famë këngën e të cilit shpesh e përmendte në biseda, madje dhe në poezi. Për miqtë e tryezave të përbashkëta ishte fat të qëndronin me tim atë, me shaka shpesh thoshte unë nuk jam i mërzitëshëm në tryezë".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perkujtohet-dritero-agolli-shkrimtare-dhe-artiste-ceremoni-nder-te-shkrimtarit-te-madh