Tre persona janë arrestuar dhe 54 kilogramë kanabis janë sekuestruar pas finalizimit më sukses të operacioneve ?Mjegulla? dhe ?Liqeni?.
Në sajë të operacionit antidrogë "Liqeni"është arrestuar Ervis Fejzo, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi prej 34 kilogramë kanabis si dhe një çifte.
Operacion antidrogë i koduar " Mjegulla" është finalizuar me arrestimin e Xhevahir Gjetës, 38 vjeç, dhe Aleksandër Gjetës, 47 vjeç, banues në Mirditë si she sekuestrimin e 20 kilogramë.
Këta dy persona u kapën në flagrancë në fshatin Gëziq në Mirditë.